Arrestohet në Spanjë 36-vjeçari i kërkuar për tentim vrasjeje në Shqipëri
dp

Lexo edheGjini: Paralajmëruam skandalin e aflatoksinave më 22 tetor, sot u konfirmua gjithçka pikë për pikë

Sipas RTSH-së, arrestimi i shtetasit A. N., i lindur në Shkodër, është realizuar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Interpol Madridin. Ai është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
“Në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja’, mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas autoriteteve shqiptare, 36-vjeçari dyshohet se në mars të vitit 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike drejt një objekti në pronësi të shtetasit S. S., në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo edheGjini: Paralajmëruam skandalin e aflatoksinave më 22 tetor, sot u konfirmua gjithçka pikë për pikë
“Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 36-vjeçarit në Shqipëri”, thuhet në njoftim.