Gjini për aflatoksinat në qumësht: E paralajmërova skandalin më 22 tetor, sot u dëshmua e vërteta
dp

Lexo edheDetaje rrëqethëse nga dosja e Prokurorisë për rastin e vrasjes së dyfishtë në Gjilan, zbulohen gjetjet në vendin e ngjarjes

Gjini ka thënë se paralajmërimi i tij është dëshmuar i saktë, ndërsa ka ngritur shqetësimin për rrezikun që aflatoksinat paraqesin për shëndetin e qytetarëve.
“Me datë 22 tetor, në emisionin Context me Leart Hoxhën në ATV e paralajmërova me saktësi këtë super skandal. Sot, ajo që ne paralajmëruam doli e vërtetë, pikë për pikë!”, ka shkruar Gjini.
Ai ka theksuar se aflatoksinat janë substanca tejet toksike, të cilat jo vetëm që rrezikojnë kafshët, por mund të kalojnë edhe në qumësht, duke kërcënuar shëndetin e fëmijëve dhe familjeve.
Gjini ka thënë se Aleanca në vazhdimësi ka alarmuar qytetarët për skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë, duke e cilësuar rastin si dëshmi të neglizhencës ndaj sigurisë ushqimore.
“Kjo që po ndodhë është pasqyrë e një pushteti që neglizhon sigurinë tonë kombëtare dhe ushqimore”, ka deklaruar ai.

Lexo edheDetaje rrëqethëse nga dosja e Prokurorisë për rastin e vrasjes së dyfishtë në Gjilan, zbulohen gjetjet në vendin e ngjarjes
Në fund, kryetari i Aleancës ka kërkuar mbrojtje dhe llogaridhënie për qytetarët e Kosovës, duke kritikuar Qeverinë për mungesë reagimi përballë skandaleve që rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve.