Tensionohet situata në Kuvend, Dërguti, Hysni Gucatit: Ulu aty, mos fol në emër të Adem Jasharit (Video)
BILLI

Lexo edheTensionim në Kuvend, ndërpritet seanca

Është tensionuar situata në Kuvendin e Kosovës pas një debati ndërmjet Aida Dërgutit dhe kryetarit të Organizatës se veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.
Dërguti në një fjalim para deputetëve të Kuvendit tha se është e padrejtë ndarja në kategori dhe pikërisht udhëheqësia e OVLUÇK-së ia ka ndarë vetes shumën më të mëdha të parave që i takon me ligj, ndërkaq të tjerët i ka lënë në kategorinë e tretë që paguhen më pak.
Pas kësaj deklarate të Dërgutit, ka reaguar Hysni Gucati i cili ishte i pranishëm në Kuvend në cilën e të ftuarit. Pas reagimit të tij, Dërguti iu drejtua me “ulu aty, mos fol në emër të Adem Jashari”.

Lexo edheTensionim në Kuvend, ndërpritet seanca
Gucati iu drejtua me “ulu atë gisht aty…marre duhet me të ardh…”
Duke e parë situatën e tensionuar, kryesuesi i Kuvendit, Sabri Hamiti kërkoi pesë minuta pauzë. /Telegrafi/