Tensionim në Kuvend, ndërpritet seanca
BILLI

Lexo edheQeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së

Shkak për këtë është bërë fjalimi i deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e cila ka kundërshtuar kategorizimin në grupe të pjesëtarëve të uck-së.
Ajo madje ka treguar se që nga dje i kanë dërguar mesazhe, siç ka thënë ajo, shokë të ndryshëm, me qëllim ndërhyrjeje tek ajo dhe bashkëmendimtarët e saj për miratim të ligjit.
Kundër deputetes Dërguti janë ngritur përfaqësuesit e veteranëve, Nasim Hardinaj dhe Hysni Gucati. Ata i kanë Dërgutit “mjaft” ndërsa ajo i pyeti se cilës kategori të veteranëve u përkisnin.
Lexo edheQeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së
Pas kësaj, kryesuesi Sabri Hamiti, ka ndërprerë seancën./Koha.net/