BallinaShqiptareTension në kuvend

Tension në kuvend

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Nxehen gjakrat në parlamentin e Shqipërisë, teksa fjalët e Kryeministri Rama duket se kanë irrituar nervat e Lulzim Bashës, i cili i është “turrur” në foltore kreut të qeverisë.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të gardës për të neutralizuar ndonjë përplasje të mundshme. Situata është shtensionuar me largimin e Bashës pranë Edi Ramës. Më tutje e gjithë opozita ka lënë parlamentin.

Në kuvend po diskutohej në lidhje me largimet e shumta që qeveria ka bërë nga skema e ndihmës ekonomike. Ndryshe nga opozita, Rama ka deklaruar se kanë qenë qindra persona të cilët merrnin miliona lekë asistencë në mënyrë kundraligjore por edhe pa patur asnjë problem financiar.

“Nga pikëzimi i Sali Berishës, ne kemi hequr televizorin me ngjyra, bolierin. Si të gjitha reformat, që tentuat po nuk i bëtë kurrë, kjo ëhstë një reformë që filloi në Qershor të 2014, duke u pilotuar në 3 qarqe, ku nga pilotimi rezultoi se ishin 19.700 deklarime të rreme, dmth subjekte abuzive që merrnin Ndihmën ekonomike nga ju e nuk e meritonin ta kishin. Çfarë po bëjmë, kanë kaluar 2 vite nga procesi i pilotimit, dhe jemi në fazën e shtrirjes të së njëjtës skemë në të gjithë Shqipërinë. Nëse ju doni të protestoni për flutruimin nga Prrenjasi që deri në Shtator përfitonte ndihmë, dhe është pronar i një vile, vazhdoni protestoni. Nëse protestoni për gëzimin nga Kamza, pronar i kësaj vile dhe 2 makina, vazhdoni protestoni…”, tha Rama./Gazeta Express

Nga min 5:00

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz