BallinaShqiptare“Jam shumë mirë, por mjekoni burrin dhe fëmijët…”, fjalët e nënës që...

“Jam shumë mirë, por mjekoni burrin dhe fëmijët…”, fjalët e nënës që nuk di që ka humbur familjen. Qajnë mjekët!

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ajo e ka kaluar rrezikun per jeten, edhe pse demtimet qe ka marre nga aksidenti fatal ku humbi bashkeshortin dhe 3 femijet jane te shumta. Por Evisa Preka e cila vijon te marre mjekimin e bluzave te bardha te Shkodres, ende nuk e di per tragjedine qe i ka ndodhur.

Fjalet e vetme qe u thote mjekeve dhe infermiereve qe hyjne dhe dalin ne dhomen ku ajo po kurohet jane ato te nje nene qe perpara vetes mendon per me te vegjlit e saj, edhe pse 37-vjeçarja nuk e di qe driten e syve nuk i ka me ne kete jete.

“Jam shume mire, por kujdesuni per te tjeret se kane qene edhe burri e femijet ne makine. Shkoni tek ata” jane fjalet qe u perserit bluzave te bardha kjo nene e pavetedijshme ende per tragjedine qe i ka ndodhur, e qe i ka ndryshuar perjetesisht fatin e jetes. Askush nuk ka guxim t’i thote se burrin dhe femijet nuk i ka me.

Njera nga mjeket qe kujdeset per te thote mes dhimbjes se nje nene se nuk ka guxim t’i tregoje per ate cfare i ka ndodhur, por te gjithe hyjme e mjekojme dhe shpejtojme te dalim pa folur me te me gjate.

“Kam dale duke qare nga dhoma e saj, pasi me kerkonte t’i mjekoja femijet, e une brenda vetes e dija qe femijet si ka me, por nuk mund t’ia thoja”. Cfare t’i thuash te shkretes, jeta e ka vrare”.

Jane keto drama qe bashke me pavetedijen e asaj nene, po i perjetojne edhe mjeket e infermieret e spitalin rajonal te Shkodres, qe ende se kane marre guximin t’ja thone kete te vertete te hidhur asaj “fatkeqe” qe jeta e ka vene perpara nje sprove te veshtire.

Gjendja e saj shendetesore ende nuk e lejon t’i percillet ky lajm i rende, prandaj familjaret mbahen larg saj, nuk lejohet te hyjne e dalin nga dhoma e reanimacionit ku mbahet nen kujdes intensiv gruaja e re.

Lajmin e zi, Evisa do ta mesoje se shpejti dhe prova e veshtire per te ende nuk dihet se si do te perballohet, por Zoti shpresohet t’ia lehtesoje dhimbjen.

Familja Preka ne keto ore po perballet me tragjedi e momente te veshtira, pasi ndersa do te percjelle ne banesen e fundit edhe vajzen 9-vjeçare, krah babait, vellait dhe motres qe u varrosen nje dite me pare, ato duhet te mendojne tashme jo vetem per gruan e aksidentuar ne spital, por edhe kryefamiljarin 68-vjeçar qe ka pesuar te dytin infarkt!

Lajmin e zi qe i ka mberritur ne familje, duke humbur djalin dhe nipin e mbesat, zemra te moshuarit si ka perballuar dot dhe ka marre dy goditje te renda te njepasnjeshme. /ShkodraNews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz