BallinaShqiptareAsidenti me dy persona të vdekur, vetura besohet se ka qenë 200...

Asidenti me dy persona të vdekur, vetura besohet se ka qenë 200 km/orë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një aksident tragjik ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.

E ndërsa mbetet ende mister fakti se pse u kthye 23-vjeçarja, e cila ishte nisur për në Itali, të tjera detaje janë zbuluar.

Burime nga grupi i hetimit kanë bërë të ditur se po hetohen në dy pista, aksident dhe aksident i qëllimshëm nga ana e drejtuesit të mjetit tip Benz.

Prokuroria ka bërë të ditur se të dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi, veçanërisht Benzi që besohet se ka qenë me 200 km/orë. Sipas ekspertëve, besohet se 2 mjetet kanë qenë në një distancë rreth 800 metra larg njëri-tjetrit, por për shkak të shpejtësisë së lartë, Benzi e ka arritur taksinë duke e goditur.

Për shkak të goditjes së fortë nga Benzi, taksia u fut në një pikë karburanti duke u rrokullisur dhjetëra metra larg vendit të përplasjes. Pasojat e aksidentit ishin shumë të rënda, Bujar Agalliu edhe Elena Avdillari nuk arritën të mbijetonin.

Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i Benzit dhe personi që udhëtonte bashkë me të braktisën mjetin dhe u larguan në drejtim të paditur.

Pak orë më vonë nga ky aksidenti policia ka identifikuar drejtuesin e Benzit, i cili është Fation Zhaporja.

Ka qenë shtetasi Dardan Gjekaj, i cili pas ngjarjes i shqetësuar se makina rezultonte në emër të tij është paraqitur në polici, teksa ka deklaruar se Benzin ia kishte shitur disa javë më parë Zhaporjes por ende s’kishte bërë dokumentet e shitjes, ndaj makina rezultonte në emër të tij.

Tashmë 34-vjecari Fation Zhaporja është shpallur në kërkim. Policia do të kqyrë të gjitha kamerat e sigurisë së Portit për të mësuar lëvizjet e vajzës para se të merrte taksinë.

Kapja e shoferit të Benzit pritet gjithashtu të hedhë dritë, nëse ai dhe viktima kishin njohje me njëri-tjetrin apo jo.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz