BallinaLajmeBurim Meta: Kurti i ka bërë tradhti Vjosa Osmanit, deri në momentet...

Burim Meta: Kurti i ka bërë tradhti Vjosa Osmanit, deri në momentet e fundit i tha se ajo është kandidatja e vetme

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Burim Meta, ish-këshilltar i Vjosa Osmani, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për raportet e mëhershme politike ndërmjet Osmanit dhe Albin Kurti.

Meta ka deklaruar se, sipas tij, Kurti i kishte dhënë mbështetje Osmanit për postin e presidentes, por më vonë kishte ndryshuar qëndrim, duke e cilësuar këtë si “tradhti”.

“Unë dua të them disa biseda që i ka pasur Albin Kurti me Vjosa Osmanin, të cilat nuk i dini ju. Deri në momentet e fundit, Albin Kurti ka thënë që i ka 57 deputetë dhe se në çdo moment mund ta realizojë këtë. Këto fjalë i ka thënë deri dy apo tre ditë para zhvillimeve të fundit”, ka deklaruar Meta.

Ai shtoi se, sipas pretendimeve të tij, Kurti kishte përjashtuar çdo kandidat tjetër për president.

“Ai ka thënë se nuk ka kandidat tjetër për Republikën e Kosovës, nuk mbështet kandidat tjetër dhe nuk do të lejojë tjetër president përveç Vjosa Osmanit. Kjo është tradhtia që ka ndodhur, pasi deri në momentet e fundit kishte deklaruar se ajo është e vetmja dhe më e mira për këtë post”, është shprehur Meta.

Meta theksoi se ndryshimi i qëndrimit, sipas tij, ndodhi në momentin kur roli dhe ndikimi i Osmanit në skenën politike filloi të rritej.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz