Paris Saint-Germain ka siguruar një vend në finalen e UEFA Champions League pas barazimit 1:1 ndaj Bayern Munich, rezultat që ishte i mjaftueshëm për të kaluar më tej falë avantazhit nga ndeshja e parë.
Pas ndeshjes, mesfushori Joao Neves u shpreh i lumtur dhe theksoi rëndësinë e momentit për skuadrën dhe tifozët:
“Po festojmë në dhomat e zhveshjes.”
Ai shtoi se kualifikimi në finale është një arritje që duhet ndarë me njerëzit më të afërt, shkruan Indeksonline
“Duhet të festojmë që jemi përsëri në finale. Duhet të festojmë edhe me familjen dhe me njerëzit që janë gjithmonë pranë nesh.”
Neves vlerësoi gjithashtu kundërshtarin, duke pranuar vështirësinë e përballjes me gjigantin gjerman:
“Bayern është një ekip i madh; ne dimë si të vuajmë dhe jemi gati për të ardhmen.”