Teatri Kombëtar i Kosovës sjell në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë komedinë “Art”
dp

Lexo edhe“The Wanted” – Kapet në Tepelenë 37-vjeçari nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar

Më 3 qershor 2025, Teatri i Gjakovës “Hadi Shehu” do të mirëpresë një nga veprat më të suksesshme të dramaturgjisë bashkëkohore, komedinë “Art” nga autorja franceze Yasmina Reza.
Shfaqja do të mbahet të martën, me fillim nga ora 20:00, dhe vjen si shfaqje mysafire nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Nën regjinë e Bashkim Ramadani, “Art” sjell në skenë një komedi të mprehtë dhe provokuese që trajton me finesë raportet njerëzore, konceptin e artit dhe sfidat e miqësisë.
Në role kryesore do të jenë Ard Islami, Ylber Bardhi dhe Butrint Lumi.

Lexo edhe“The Wanted” – Kapet në Tepelenë 37-vjeçari nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar
Kjo shfaqje ofron një mundësi të veçantë për publikun e Gjakovës që të përjetojë një komedi inteligjente, me interpretim të shkëlqyer dhe tematikë aktuale. /Telegrafi/