A do të vije Bush në Kosovë për 10-vjetorin e pavarësisë?

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se është duke u bërë punë e madhe në organizimin e festës së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në të gjitha dimensionet.
Në Zona e Debatit në Klan Kosova ai ka shpjeguar se një ekip i gjerë është duke punuar në këtë drejtim, por nuk ka përmendur emrat e figurave eminente që mund të jenë pjesë e këtij organizimi.
“Ka një komision për të organizuar kremtimin e festës së pavarësisë që do të zgjasë për dhjetë ditë. Do të vijnë personalitete nga bota, nga SHBA-ja dhe BE-ja. Jam i bindur se do të jetë kremtim dinjitoz, i respektit dhe unitetit qytetar të Kosovës”.
“Do të ketë ndarje të çmimeve edhe për personalitete të botës, por edhe për personalitete me kontribut të veçantë në vend – ekipi negociator në Rambuje, nga Shtabi i Përgjitshëm i UÇK-së, komandantë zonash, Ekipi i Unitetit, sportistë të ndryshëm, aktivistë nga diaspora”.
Lexo edheSekretariati tregon nëse ka kërkesë për ndarje të VV-së në Kuvend
“Ka një numër të madh personalitetesh botërore që janë ftuar. Se kush do t’i përgjigjet ftesës, tash nuk mund të flas me emra”.
“Kosova ka qenë e bekuar që ka pasur vazhdimisht mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti George W. Bush në qershor të vitit 2007 e pati thënë qartë se Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur. Ne jemi në kontakt me të. Ai edhe nëse nuk vjen, do të na drejtohet me një video”.














