BallinaLajmeTë shtënat në Fushë Kosovë, një person i lënduar nga armë zjarri

Të shtënat në Fushë Kosovë, një person i lënduar nga armë zjarri

Të ngjajshme

Rreth orës 16:00, Policia e Kosovës ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën Dardania në Fushë Kosovë.

Në një prononcim për Lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Sipas saj, nga incidenti ka mbetur i lënduar një person.

“Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku  raportohet për një person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, tha ajo./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz