BallinaShowBizKanye West po vjen në Tiranë, do të mbajë koncert live

Kanye West po vjen në Tiranë, do të mbajë koncert live

Të ngjajshme

Kanye West do të mbajë një koncert live në Tiranë më 11 korrik . Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe konfirmuar edhe nga ministri i turizmit Blendi Gonxhja. 

Koncerti pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, duke sjellë në skenë një nga emrat më të njohur të industrisë globale të muzikës. 

Ai do të mbahet në një skenë të ndërtuar enkas të quajtur Eagle Stadium, me rreth 60,000 spektatorë, në aksin Tiranë–Durrës.

“Më 11 korrik 2026, Ye (Kanye West) vjen në Shqipëri për një performancë ONE-NIGHT-ONLY që pritet të hyjë në histori. Një super-produksion i standardeve globale, një eksperiencë që shkon përtej një koncerti. Nga The College Dropout te Donda, një ikonë që ka ndryshuar muzikën, modën dhe kulturën botërore, ngjitet në një skenë të ndërtuar enkas: Eagle Stadium, me rreth 60,000 spektatorë, në aksin Tiranë–Durrës. Ky është një moment që vendos Shqipërinë në hartën e eventeve më të mëdha ndërkombëtare” thotë Gonxhja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz