back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeKFOR dhe EULEX zhvillojnë trajnim të përbashkët për menaxhimin e turmave dhe...

KFOR dhe EULEX zhvillojnë trajnim të përbashkët për menaxhimin e turmave dhe situatave të krizës

Të ngjajshme

Trupat hungareze të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për menaxhimin e turmave dhe trazirave me pjesëtarë të EULEX-it, me synim forcimin e bashkëpunimit mes dy misioneve.

Gjatë ushtrimit u vlerësua rëndësia e koordinimit, qëndrueshmërisë dhe marrjes së vendimeve nën presion, duke u mundësuar ekipeve të përmirësojnë taktikat dhe të rrisin ndërveprimin në situata të ndërlikuara të sigurisë, transmeton lajmi.net.

Trajnime të tilla konsiderohen thelbësore për të siguruar reagim të shpejtë, të mirëkoordinuar dhe efektiv në mjedise sfiduese.

KFOR thekson se aktivitete të këtilla kontribuojnë në rritjen e gatishmërisë operacionale dhe në krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz