Të shtënat me armë në Mitrovicë, 22 vjeçari plagoset në dy këmbët
BILLI·

Nga të shtënat me armë në Mitrovicë një person është plagosur.
22 vjeçari është plagosur në dy këmbët, por gjendja e tij për momentin është stabile.
Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora për Indeksonline ka treguar se ai po mbikqyret tani në QKUK.

Lexo edhePolicia arrinë ta gjejë personin që dyshohet se plagosi të riun në Mitrovicë
“Nga Spitali Rajonal i Mitrovicës është sjell në QKUK. Tani ne po e mbikëqyrim. Është i plagosur në të dy këmbët. Gjendja e tij aktualisht është stabile. Viti i lindjes është 1997”, ka thënë Bajgora.














