BallinaRegjionaleMitrovicëPolicia arrinë ta gjejë personin që dyshohet se plagosi të riun në...

Policia arrinë ta gjejë personin që dyshohet se plagosi të riun në Mitrovicë

Të ngjajshme

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Një 22 vjeçar është plagosur me armë zjarri në qendër të Mitrovicës rreth orës 21:10 afër lagjes “Agim Hajrizi” nga një person i maskuar, shkruan Reporteri.net.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për komunën e Mitrovicës Avni Zahiti, i cili ka thënë se dyshohet se është plagosur një person me armë zjarri.

Ndërkaq i njejti ka thënë se policia ka arrestuar një person të dyshuar.

“Një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur, një person i dyshuar është arrestuar, policia po zhvillon hetime lidhur me rastin”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq mësohet se viktima ka marrë plagë në të dyja këmbët në zonën mbi gju.
Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për Komunikim me Media dhe Publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

Ajo ka thënë se sipas informatave që ka në njërën këmbë ka pasë hyrje dhe dalje të plumbit derisa në këmbën tjetër ka pasë vetëm hyrje të plumbit.

ustafa-Hakaj ka konfirmuar se i plagosuri ka qenë me vetëdije kur ka arritur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ku edhe e ka marrë ndihmën e pare.

E njëjta ka thënë se i plagosuri është dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK ku është dorëzuar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërkaq rastin e ka konfirmuar edhe QKUK-ja ku kanë treguar se personi i lënduar ka lëndime në të dyja këmbët me plumb si dhe ka thyerje të kockave.

“Në QKUK ka ardhë një person dhe ka lëndime në të dy këmbët me plumb, ka thyerje të ashtit. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe viti i lindjes së tij është 1997”, ka thënë Avdush Bajgora nga QKUK. /Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz