back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeTë shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një person

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një person

Të ngjajshme

Një përleshje fizike në mes të disa personave në Prishtinë, ka eskaluar deri te përdorimi i armëve të zjarrit, raporton Gazeta Express

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se rasti ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tahir Zajmi” në kryeqytet.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Si pasoje e përleshjes fizike në mes të personave të përfshirë në këtë ngjarje një person ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka theksuar se në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz