Të shtëna me armë pas një mosmarrëveshjeje në Gjakovë, i dyshuari është i mitur
dp

Lexo edheDogana zbulon 113 telefona të dyshuar të kontrabanduar, kontrollon biznesin dhe një banesë

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje, kur katër persona, njëri prej tyre i mitur, kanë raportuar se një i dyshuar i mitur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.
“Katër ankuesit meshkuj kosovarë, njëri i mitur, kanë raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe kishte ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Lexo edheDogana zbulon 113 telefona të dyshuar të kontrabanduar, kontrollon biznesin dhe një banesë