Presidentja Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës
dp

Lexo edheÇitaku thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Përmes një mesazhi, ajo ka theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të së drejtës së votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këto komuna, raporton lajmi.net
Shiroka Pula ka vënë në pah rëndësinë e bashkimit politik, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në listë dhe në votim, me synimin për të siguruar më shumë përfaqësues shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.
“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve”, thuhet në mesazhin e saj.

Lexo edheÇitaku thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17
Ajo ka theksuar se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja në zgjedhje përbën një kontribut të drejtpërdrejtë në përfaqësimin politik dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Në fund të mesazhit, Shiroka Pula ka përsëritur thirrjen për unitet në përfaqësim dhe angazhim për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës./Lajmi.net/