Arrestohen pesë persona në Prishtinë për trafikim me narkotikë, sekuestrohen kokainë dhe marihuanë
dp

Lexo edheKandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prishtinë, pas kontrolleve në dy vetura dhe një banesë që të dyshuarit e kishin në shfrytëzim.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë dhe 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Lexo edheKandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe
Po ashtu, policia ka sekuestruar një peshore për matjen e narkotikëve, dy paketime me folje që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike, 440 euro para dhe tre telefona celularë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.
