Të shtëna me armë në Mitrovicë
dp

Lexo edheHoti citon hulumtimin e NDI: Gjashtë vjet qeverisje të LVV-së, qytetarët përballen me kosto të lartë të jetesës dhe pasiguri

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në Mitrovicën e Jugut.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Ai deklaroi se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.
“Rreth orës 15:30, Policia në Mitrovicën e Jugut ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri . Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa gëzhoja”, ka deklaruar ai.

Lexo edheHoti citon hulumtimin e NDI: Gjashtë vjet qeverisje të LVV-së, qytetarët përballen me kosto të lartë të jetesës dhe pasiguri
“Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po vazhdon hetimet”, shtoi Zaiti.
Derisa nuk janë bërë të ditura detajet e tjera lidhur me rastin.