back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasTë reshurat pamundësojnë qarkullimin edhe në Drenas (FOTO)

Të reshurat pamundësojnë qarkullimin edhe në Drenas (FOTO)

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës me energjinë e blerë nga Serbia

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...
- Advertisement -
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të kësaj të enjte edhe një pjesë e Komunës së Drenasit është vërshuar nga uji.

Kësaj radhe është shqetësimi i  banorëve të  Tërdecit, të cilët kanë publikuar fotografi të rrugës së këtij fshati duke qenë vështirë e shfrytëzueshme për shkak të vërshimeve nga të reshurat.

- Advertisement -

Sipas llogarisë së facebook ku qytetarët e Drenasit shprehin shqetësimet e tyre, thuhet se ky problem prek qytetarët e asaj zone çdo herë kur bie shi.

Ata kanë fajësuar kompanitë kontraktuese që sipas tyre kryen punën pa mbikëqyerje adekuate nga organi kompetent zyrtar i komunës së Drenasit duke ndërtuar urë me dimensione të vogla të cilat nuk e përballojnë sasinë e ujit.

Gjendje aspak më e mirë nuk është parë edhe në zonën e fshatit Komoran, njofton Klan Kosova.

Edhe pse ka kohë që ka filluar rregullimi i rrugës kryesore në Komoran ende punimet nuk kanë përfunduar ndërsa vështirësitë në këtë zonë tregojnë pamjet pas të reshurave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz