BallinaLajmeTë rejat e fundit për policin që u sulmua nga vëllai i...

Të rejat e fundit për policin që u sulmua nga vëllai i Rexhep Selimit

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Pas 48 orë suspendim nga puna, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka marrë vendim për policin që ditë më parë ishte sulmuar nga Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit.

Indeksonline mëson se IPK-ja ia ka zgjatur suspendimin të njëjtit, mirëpo duke mos dhënë ndonjë arsyetim pse është marrë një vendim i tillë.

Ndërkohë, javën e kaluar IPK-ja përmes një komunikate për media kishte sqaruar se pas zbatimit të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bastisur një lokacion në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ku janë konfiskuar armë të ndryshme që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme.

“… hetuesit e IPK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe kanë bastisur një lokacion në Lagjen e Spitalit në Prishtinë  ku janë  konfiskuar një pistolete me karikator, një armë me mbishkrimin THOMSON, dy fishekë gjuetie, gjashtë fishek të ndryshëm (dyshohet të jenë pistolete), 7 thika të modeleve të ndryshme, shufër metalike, boks metalik etj. që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”

Ndërsa Prokuroria e Prishtinës nuk ka kërkuar ndonjë masë të paraburgimit për zyrtarin policor, i cili ishte arrestuar të premten nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka kishte deklaruar se të dyshuarit me inicialet A.I. i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, por më pas me vendim të Prokurorisë i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, Ramadan Selimi u arrestua më 2 marsit nën dyshimin se kishte sulmuar zyrtarin policor. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz