BallinaLajmeKuvendi sqaron takimin me Haliti dhe Aida Dërgutit

Kuvendi sqaron takimin me Haliti dhe Aida Dërgutit

Të ngjajshme

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës me anë të një njoftimi sqaron raportimet e mediave për takimin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti me deputeten e VV-së Aida Dërguti.

“Kuvendi i Kosovës dëshiron të njoftojë se gjatë ditës së djeshme, nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, në orën 8:50 janë paraqitur për të aplikuar për vizë në TLScontact center (Qendra për Aplikim të vizave për Britani të Madhe), e cila gjenden në Hotel ‘Sirius’, ku edhe është bërë fotografia, gjatë kohës kur të dy nënkryetarët kanë qenë duke pritur për të aplikuar për vizë”, thuhet në sqarim.Nënkryetarët Haliti dhe Dërguti janë anëtarë të përhershëm të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Në kuadër të komisioneve të APKIE-së, është edhe takimi i Komisionit për Migrim, Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur, cili do të mbahet në Londër më 26 mars. Në këtë takim, do të marrin pjesë edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti”, thuhet në sqarimin e zyrës së nënkryetares Aida Dërguti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz