Familja e Auron Thaqit kërkon drejtësi, nesër mbahet seanca për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit
dp

Lexo edhePasi e ktheu në Kuvend Ligjin për Specialen, Presidentja takohet me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të mbahet nesër (e premte), në ora 10:00, seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën pas një sulmi me thikë në shtator të vitit 2024.
Sipas dosjes së rastit, Thaqi ishte plagosur rëndë në Prizren dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.
Për këtë rast ndodhen në paraburgim dy të dyshuar, Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Lexo edhePasi e ktheu në Kuvend Ligjin për Specialen, Presidentja takohet me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë
Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen”, ndërsa Hajrullah Brcani për veprat “Mosdhënie e ndihmës” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.
Rasti ka tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda të ngjarjes, ndërsa familja e Auron Thaqit vazhdon të kërkojë drejtësi. Procesi gjyqësor po vazhdon në Gjykatën Themelore të Prizrenit.