BallinaSportTë gjithë sytë sonte kah “Fadil Vokrri” – Kosova U21 luan kundër...

Të gjithë sytë sonte kah “Fadil Vokrri” – Kosova U21 luan kundër Rumanisë, “Dardanët” e rinj duan fitore!

Të ngjajshme

Astronautët e NASA-s hyjnë në fazën për fundimtare për misionin Artemis II

Katër astronautët – Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch...

Parashikimi i motit për vikend

Gjatë ditëve të vikendit në vendin tonë pritet të...

Incident i çuditshëm, missit i bien dhëmbët gjatë organizimit live

Një incident i papritur ka tërhequr vëmendjen gjatë konkursit...

Sonte të gjithë sytë do të jenë kah stadiumi “Fadil Vokrri”.

Kosova U21, në krye me trajnerin Hekuran Kryeziu, do të luaj kundër Rumanisë U21, ndeshje e vlefshme e grupit A për kualifikime në Evropianin e vitit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.

“Dardanët” e rinj pas 5 ndeshjeve kanë 8 pikë dhe gjenden në pozitën e tretë, kurse Rumania ka 7 pikë dhe gjendet një pozitë më poshtë.

Me një fitore, Kosova do t’i afrohej Finlandës në 2 pikë, e cila gjendet në pozitën e dytë.

Në vendin e parë është Spanja me 15 pikë.

Vendi i parë kualifikohet direkt në Evropian që do mbahet në Shqipëri dhe Serbi vitin tjetër.

Vendi i dytë me më së shumti pikë nga 9 grupet, kualifikohet direkt. 8 vendet tjera të dyta duhet të luajnë në “play-off” për të siguruar katër biletat e fundit për Evropian./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz