Të gjithë pacientët me koronavirus në Gjakovë u infektuan nga ky person
01

Lexo edhe2 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një në Vushtrri dhe një në Gjilan, shkon në 63 numri i të infektuarve

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala ka folur për gjendjen e pacientëve të prekur me Covid-19 nga kjo komunë.
Shala ka thënë se të gjitha rastet e prekura nga coronavirusi në Komunën e Gjakovës janë si rezultat i kontakteve që ata kanë pasur me të infektuarin e parë., që ishte infermier.
“Për fat të mirë qysh ditën e parë kur infermieri ka rezultuar pozitiv është izoluar në shtëpinë e vet. Edhe infermieri edhe gruaja e tij që poashtu është infermiere janë izoluar. Dje kemi bërë testet dhe për fat të keq një person tjetër na ka dalë pozitiv”, tha ai në Dukagjin.

Lexo edhe2 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një në Vushtrri dhe një në Gjilan, shkon në 63 numri i të infektuarve
Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se të pesë rastet nga Komuna e Gjakovës janë si pasojë e kontaktit me një person dhe sipas tij këto gjurmë janë vërtetuar nga Instituti i Shëndetit Publik.