back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeTë gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Të ngjajshme

Dalja nga AKK e komunave veriore, Krasniqi potencon shkeljet procedurale

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert...

Fisnik Asllani bëhet futbollisti më i vlefshëm i Kosovës

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani është bërë lojtari më...

Dalja nga AKK e komunave veriore, Krasniqi potencon shkeljet procedurale

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert...

Klinaku për rastin e Kurtit: Gjykata vendosi drejt, nuk kishte vepër penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hudhjen...

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje ndër të tjerash u morën edhe disa vendime.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

 –          Miratuar vendimin për konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj. Nën udhëheqjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht kryesimit të CEFTA-s nga Kosova që prej prillit 2025, janë marrë gjithsej 11 vendime. Përmes vendimit të sotëm konfirmojmë obligimin e institucioneve tona për të zbatuar në plotëni këto vendime përmes ndërmarrjes së hapave ligjorë e administrativ. Obligimet e ndërmarra brenda CEFTA-s tani sigurojnë tregti më të thjeshtë dhe shërbime më të shpejta, besueshmëri digjitale, qasje të barabartë dhe konkurrencë të drejtë e përfitim për konsumatorët;

 –          Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për krijimin e së drejtës së servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 KW, Parku me Erë-Zatriq”. Ky projekt përbën një ndërhyrje me rëndësi të veçantë për zhvillimin e infrastrukturës energjetike të qëndrueshme të vendit, duke garantuar furnizim të sigurt dhe afatgjatë me energji elektrike nga burime të ripërtëritshme;

 –          Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës;

 –          Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Auto udhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit”. Realizimi i këtij projekti ka rëndësi të veçantë, sepse mundëson zhvillimin e një nyje të rëndësishme lidhëse në Autoudhën Prishtinë–Hani i Elezit “Arbër Xhaferi”, duke përmirësuar ndërlidhjen e Komunës së Vitisë me rrjetin kryesor rrugor kombëtar;

 –          Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Transit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, K1inë – Gurakoc. Rëndësia e këtij vendimi qëndron në krijimin e kushteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore kryesore të zonës, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin e trafikut, si dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës së Klinës dhe rajonit përreth;

 –          Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale  M25 Prishtinë – Podujevë”. Kjo rrugë përfaqëson një nga akset kryesore lidhëse ndërmjet Kryeqytetit dhe rajonit të Podujevës, si dhe një korridor të rëndësishëm për qarkullimin ditor të qytetarëve, transportin e mallrave dhe shërbimeve;

 –          Aprovuar Raportin e tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike;

 –          Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 05/ 220, të datës 11 shtator 2024, për themelimin e Komisionit të Ankesave për personat që u është refuzuar Certifikata e Sigurisë së Personelit;

 –          Vazhduar mandatin Komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, deri më 20 mars 2026. Për t’ua mundësuar qytetarëve tanë të komuniteteve jo shumicë që studiojnë në Universitetin e Mitrovicës së Veriut që t’i qasen tregut të punës dhe mundësive brenda administratës shtetërore, kemi themeluar Komisionin për Verifikimin e Diplomave;

 –          Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursimet dhe ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2025. Shuma e kursimeve është 2,019,785.00 euro, kurse e ndarjeve në shumë prej 2,019,785.00 euro për dy kategori: 1.28 milion euro për Programin e Ringjalljes Ekonomik dhe 735 mijë tjera ndahen për renovimin e Depos Qendrore të Barnave në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë;

 –          Ndarë 2,297,290 euro për zbatimin e Masave 3.6, 4.5 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike:

o   110,000 euro për zbatimin e Masës 3.6;

o   537,290 € për zbatimin e Masës 4.5;

o   1,650,000 euro për zbatimin e Masës 3.8, përkatësisht për programin e Bursës së Mobilitetit për Studentë.

 –          Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.09/270 të datës 7 tetor 2025;

 –          Ndryshuar dhe plotësuar e vendimin e Qeverisë Nr.15/158 të datës 29 nëntor 2013. Me këtë rast ndryshohet dhe plotësohet Aneksi 1 në raport me regjimin e vizave ndaj qytetarëve të Republikës së Fixhi-it, për të cilët vendoset regjimi i vizave për hyrje në Republikën e Kosovës. Rregullorja që i dha statusin e lëvizjes pa Viza thekson qartë se, për të siguruar një menaxhim të rregullt të migracionit dhe për të garantuar një mjedis të sigurt, Republika e Kosovës duhet të synojë harmonizim të mëtejshëm të politikës së saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian;

 –          Themeluar Komisionin Profesional për përzgjedhjen e artistit/grupit të artistëve për ngritjen e Memorialit për Familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së, në Bashkinë Hora e Arbëreshëve në Itali. Ky projekt do të jetë donacion i Qeverisë për komunitetin arbëresh në Itali, në shenjë mirënjohjeje për ruajtjen e traditës dhe kulturës shqipe, si dhe për kontributin që arbëreshët e Italisë kanë dhënë për Kosovën gjatë luftës së viteve 1998–1999;

 –          Ndarjen e 50,000 euro eurove për trajtimin shëndetësorë të z. Hafiz Gagicës, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë viteve ’90 në organizimin politik të diasporës shqiptare, si dhe në mbështetjen e institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës. Z. Gagica, vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila kërkon trajtim të vazhdueshëm mjekësor dhe kujdes të veçantë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz