HomeSportTaulant Hodaj kritikon ashpër gjendjen në futbollin kosovar: Kërkohet llogaridhënie dhe ndryshim

Taulant Hodaj kritikon ashpër gjendjen në futbollin kosovar: Kërkohet llogaridhënie dhe ndryshim

Të ngjajshme

Hamza nga Vitia: Kosova nuk ka më kohë për të humbur

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar...

Parapërgatitjet për Botëror, Belgjika kalon në epërsi ndaj Kroacisë (VIDEO)

Kombëtarja e Belgjikës dhe Kroacisë janë duke zhvilluar një...

Daut Haradinaj: Për Siguri, Energji dhe Zhvillim, voto Aleancën 128

Kandidati i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një video-mesazh...

Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe avokati i njohur, Taulant Hodaj, ka dalë me një reagim të gjatë dhe kritik ndaj gjendjes aktuale të futbollit kosovar.

Ai ngre shqetësime serioze për mënyrën e menaxhimit të sistemit, mungesën e transparencës dhe nevojën për llogaridhënie institucionale në sportin më të ndjekur në vend.

Në reagimin e tij, Hodaj thekson se futbolli i Kosovës nuk ka nevojë për heshtje, por për ndryshim të thellë dhe profesionalizëm më të madh.

Ai kritikon përqendrimin e vendimmarrjes në një rreth të ngushtë dhe vlerëson se interesat e ngushta shpesh kanë dominuar mbi interesin e përgjithshëm të futbollit.

Ai gjithashtu përmend problematikat e fundit që kanë shoqëruar kampionatin, përfshirë kritikat për referim, pretendimet për parregullsi dhe pakënaqësitë e klubeve, si dhe mungesën e disa lojtarëve kyç në grumbullimet e kombëtares. Sipas tij, këto nuk janë raste të izoluara, por simptoma të një problemi më të thellë në qeverisjen e futbollit.

Hodaj paralajmëron gjithashtu për ekzistencën e një kulture klienteliste dhe mungesë profesionalizmi, ku zërat kritikë shpesh përballen me presione dhe përpjekje për izolim. Megjithatë, ai vlerëson pozitivisht reagimet e fundit nga klube dhe profesionistë që kanë kërkuar më shumë drejtësi sportive dhe ndalimin e parregullsive.

Në fund, ai thekson se pavarësisht sfidave, futbolli kosovar ka potencial të madh dhe meriton një qeverisje në nivelin e talenteve, klubeve dhe tifozëve që e përbëjnë atë./GazetaExpress/

Ky është postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz