HomeLajmePE voton nesër raportin për Kosovën, mbështet integrimin në BE dhe shpreh...

PE voton nesër raportin për Kosovën, mbështet integrimin në BE dhe shpreh shqetësim për situatën politike

Të ngjajshme

Parapërgatitjet për Botëror, Belgjika kalon në epërsi ndaj Kroacisë (VIDEO)

Kombëtarja e Belgjikës dhe Kroacisë janë duke zhvilluar një...

Daut Haradinaj: Për Siguri, Energji dhe Zhvillim, voto Aleancën 128

Kandidati i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një video-mesazh...

Gjimshiti flet para lojës me Izraelin: Jemi të gjithë të motivuar

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, foli në...

Parlamenti Evropian pritet të votojë të mërkurën në Komisionin për Politikë të Jashtme në Bruksel raportin për Kosovën, i cili parasheh mbështetje të fuqishme për synimet e vendit për integrim në Bashkimin Evropian dhe përsërit kërkesën që të gjitha shtetet anëtare ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në draft-raport, njëkohësisht shprehet keqardhje për situatën politike në vend, për ngërçin institucional dhe polarizimet që kanë shoqëruar proceset zgjedhore, duke paralajmëruar se kjo gjendje mund të sjellë pasoja të rënda financiare për Kosovën.

Sipas dokumentit, ekziston rreziku që vendi të humbasë mjete të konsiderueshme nga Plani i Rritjes, nëse nuk arrin t’i përmbushë kriteret brenda afateve të përcaktuara.

Raporti, i hartuar nga eurodeputeti estonez Riho Terras, vlerëson se zgjedhjet e vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe përshëndet formimin e qeverisë, por thekson mungesën e kompromisit për zgjedhjen e presidentit.

Po ashtu, bëhet e ditur se mes grupeve kryesore parlamentare janë dakorduar amendamentet e kompromisit, të cilat konfirmojnë edhe një herë mbështetjen për shtetësinë e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.

Në tekstin e raportit, mes tjerash, mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare që të angazhojnë Komisionin Evropian për përgatitjen e pyetësorit pa vonesa dhe për dhënien e mendimit të bazuar në merita për aplikimin e Kosovës. Gjithashtu, Këshilli i BE-së ftohet të veprojë me shpejtësi, përfshirë edhe dhënien e statusit të kandidatit sapo të përmbushen kriteret.

Po ashtu, pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ftohen që ta njohin pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që vendi të mund të avancojë në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera kandidate.

Raporti rikujton gjithashtu opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 22 korrikut 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz