HomeLajmeDaut Haradinaj: Për Siguri, Energji dhe Zhvillim, voto Aleancën 128

Daut Haradinaj: Për Siguri, Energji dhe Zhvillim, voto Aleancën 128

Të ngjajshme

Kandidati i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një video-mesazh në Facebook, ku ka shpalosur qëndrimet e tij për sigurinë, energjinë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke kërkuar mbështetje për Aleancën në zgjedhje.

Në mesazhin e tij, Haradinaj thekson se siguria e Kosovës ndërtohet përmes fuqizimit të shtetit dhe partneriteteve strategjike ndërkombëtare.

“Siguria ndërtohet kur je i fortë, me aleanca të forta. Energjia është pavarësia që Kosova duhet ta fitojë. Ta prodhojë vetë, jo ta blejë ku s’bën”, shprehet ai në video.

Sipas Haradinajt, zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët, duke e ndërlidhur atë me investimet në energji dhe forcimin e shtetit.

Në fund të mesazhit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin Aleancën dhe kandidaturën e tij.

“Për siguri, energji e zhvillim, voto Aleancën 128. Voto Daut Haradinaj 50”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Haradinaj në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz