Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje 2:1 ndaj Republikës së Çekisë në ndeshjen miqësore.
Baton Zabërgja u fut në pjesën e dytë, dhe krijoi disa raste të mira për gol, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Zabi u shpreh i kënaqur me paraqitjen dhe tha se ishin afër golit të barazimit.
“Kemi qenë të dyja të barabarta. Ndikoi ai gol i hershëm, e ndryshoi rrjedhën e lojës, por në përgjithësi ishim të barabartë.
“Rastet tona nuk i shfrytëzuam mirë, dhe ky është futbolli.
“Në pjesën e dytë, e dominuam kundërshtarin dhe me pak fat mund të shënonim edhe golin e dytë.
“Mungesat dihen, janë të mëdha. Por lojtarët e rinj që kanë ardhur, janë të mirë dhe secili që futet e jap maksimumin dhe e bën që të mos dallohen mungesat që kemi”, u shpreh Zabërgja për FFK-n./Indeksonline/