back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaShqiptareTarifa për Rrugën e Kombit, protestuesit drejt Kukësit: Të shkulim traun (Video)

Tarifa për Rrugën e Kombit, protestuesit drejt Kukësit: Të shkulim traun (Video)

Të ngjajshme

Ministrja Gërvalla udhëton për në Vjenë

Me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe...

Georgina ndez rrjetin, një pozë në plazh e djegë “flakë” Instagramin

Nuk ka ditë që Georgina Rodriguez nuk provokon në...

Doktori i QKUK-së pjesë e garës për deputet nga LDK-ja!

Dr. Xhevdet Çuni, urolog me përvojë në Qendra Klinike...

Goditi me veturë një këmbësor në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Rrustë...

Në një kohë kur sot aplikohet për herë të parë taksa për Rrugën e Kombit, Kukësi ka paralajmëruar protesta. Kuksianë, qytetarë nga mbarë vendi, përfaqësues të shoqërisë civile do të mblidhen sot në qendër të Kukësit, në shenjë kundërshtie për taksën në fjalë.

Aplikimi i taksës nisi që në mesnatë, ndërsa kompania koncensionare bëri me dije se procesi ka nisur pa probleme.

Sipas informacioneve që disponon “BalkanWeb” në dispozicion janë vënë dy sportele, ndërsa për banorët e Kukësit janë dy të tilla. Kujtojmë se banorët lokalë e kanë tarifën të reduktuar, 100 lekë me TVSH. Ndërkohë, në një prononcim për ‘News24’ aktivisti Auron Kalaja tha se ‘lufta’ sapo ka nisur, ndërsa shtoi se mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të ketë tra.

“Protestë për të shkulur traun që ndan Shqipërinë nga Kosova. Do të bëhet në qendër të Kukësit, pasi qytetarët janë frikësuar. Ne do marrim iniciativat duke parë nga afër situatën. E fituam një betejë, por lufta sapo ka nisur. Ne po shkojmë në Kukës si qytetarë dhe s’jemi nga ata që e duan partinë mbi Shqipërinë”, Auron Kalaja. /BW/Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz