Jetë e vështirë: Mbi 25 mijë familje kosovare po mbesin gjallë vetëm nga sociali

Jeta në Kosovë po vazhdon të jetë shumë e vështirë për disa familje, mbi 25 mijë familje kosovare po llogaritet që të vazhdojnë të mbesin gjallë vetëm nga sociali që marrin nga shteti thuhet në shifrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), transmeton Gazeta Metro.
25 mijë familje po mbesin gjallë nga sociali, numri më i madh i tyre është në Mitrovicë, përkatësisht mbi 2 mijë familje, pas asaj vjen Prishtina, Vushtrria e Lipjani.
Numri i familjeve që jetojnë me social në këto komuna shkon në mbi 6 mijë. Ndërkohë, gjithë këto familje i kushtojnë buxhetit të shtetit më të varfër në rajon mbi 33 milionë euro në vit.
Llogaritet se social marrin mbi 103 mijë e 409 qytetarë në Kosovë dhe vazhdojnë të mbajnë shpresat tek sociali, ky lloj ‘pensioni’ po mbanë shpresat që të mbesin gjallë vetëm me paratë që marrin.
Lexo edheCilat shtete paguajnë më së shumti presidentët?
“Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2018, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 25,345 familje. Numri më i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,275 familje”, thuhet në raportin e ASK’së./gazetametro.net















