Eskalon debati në Kuvend, deputeti Zemaj dhe deputeti i VV-së me akuza personale
dp
Lexo edheKompania franceze AKUO Energy SAS shpallet fituese e ankandit të parë të energjisë nga era me kapacitet prej 98 MW
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në replikën e tij gjatë diskutimit ka vënë në pikëpyetje shkollimin dhe përgatitjen profesionale të deputetit të Vetëvendosjes, Alban Bajrami.
“Cili është shkollimi i tij, cila është përgatitja profesionale, cili është edukimi i tij në kuptimin institucional derisa ka ardhur deputet?”, ka deklaruar Zemaj.
Ndaj këtyre komenteve ka reaguar Bajrami, i cili mori fjalën në Kuvend.
“Nuk ke të drejtë të ofendosh. Sa i përket punës sime në institucione, unë jam zgjedhur deputet kur i kam pasur 27 vjet. Edhe në kohën tuaj, po të kishe pasur kartelë të Vetëvendosjes, rojtar s’të kishin lënë te dera”, është shprehur Bajrami.

Lexo edheKompania franceze AKUO Energy SAS shpallet fituese e ankandit të parë të energjisë nga era me kapacitet prej 98 MW
Pas kësaj përplasjeje ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ia ka ndërprerë fjalën deputetit Bajrami, duke shprehur pakënaqësi për zhvendosjen e debatit në çështje personale.
“Çuditem si hyni në debate të panevojshme, sinqerisht, s’kam koment”, ka thënë Haxhiu.