Takohen për riformatim, nuk japin emra (Video)
03
Lexo edheStrati ia dhuron Kosovës rekordin e dhjetë Guiness me fytyrën e Nënë Terezës
Partitë e koalicionit janë duke zhvilluar takime intensive për të diskutuar rreth riformatimit të Qeverisë, ani pse publikisht nuk kanë dalë me rezultatet e takimeve.
Ndryshimin e disa ministrave, dhe largimin e disa prej tyre e pranojnë të dy partitë e koalicionit, edhe pse takimet për këtë çështje më shumë po i zhvillojnë ndaras sesa bashkë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është takuar në vazhdimësi për t’u dakorduar rreth tkurrjes së Qeverisë. Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për Tribuna Channel se barrën kryesore për ta dizajnuar riformatimin ia kanë lënë kryetarit, Isa Mustafa.

Lexo edheStrati ia dhuron Kosovës rekordin e dhjetë Guiness me fytyrën e Nënë Terezës
Ndonëse nuk ka dashur të flasë me emra, ai ka pohuar se është diskutuar për ndërrimin e disa ministrave të partisë së tij, porse takimet dhe konsultimet po vazhdojnë edhe me partnerin e koalicionit.