Takimi me Costan, Osmani kërkon përshpejtimin e proceseve integruese
dp

Lexo edheBE: Nuk dërgojmë Mision Vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë, organizohet vetëm “vëzhgim diplomatik”

Ajo tha se biseda është zhvilluar në atmosferë konstruktive, duke vënë në pah rëndësinë që ka procesi i integrimit evropian për të ardhmen e vendit.
Sipas Osmanit, anëtarësimi dhe afrimi me strukturat evropiane përbëjnë një objektiv strategjik për Kosovën, i mbështetur ndër vite nga subjektet që promovojnë orientimin perëndimor të shtetit.
Në këtë kontekst, ajo theksoi se një nga prioritetet kryesore pas procesit zgjedhor duhet të jetë formimi i shpejtë i institucioneve të reja, në mënyrë që vendi të vazhdojë pa vonesa agjendën e reformave dhe integrimeve.

Lexo edheBE: Nuk dërgojmë Mision Vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë, organizohet vetëm “vëzhgim diplomatik”
Osmani vlerësoi se mesazhet e shkëmbyera gjatë takimit me Costan kanë qenë inkurajuese dhe në funksion të forcimit të perspektivës evropiane të Kosovës. /Lajmi.net/