back to top
Wednesday, February 25, 2026
BallinaLajmeTahiri: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Tahiri: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Të ngjajshme

“Ndoshta nuk ka raport korrekt me partneret”, debat mes Mirit dhe Selin

Raporti mes Mirit dhe Selin vazhdon të ngjallë debate...

Newcastle kalon pa problem tutje, e eliminon Qarabagun

Newcastle United ka arritur të kualifikohet në fazën e...

Dy gola të shpejtë në “Meazza”, shënojnë dy skuadrat

Pasi shënoi Jens Peter Hauge dhe asistoi te Ejven,...

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se AAK-ja nuk do të merrte pjesë në takimet e ftuara nga kryeministri për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kjo ka qenë e ditur edhe nga vetë kryeministri.

Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Tahiri foli për takimet që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar me kreun e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, dhe me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Sikurse e pa i gjithë opinioni, u organizuan dy takime. Për sa i përket AAK-së, kryeministri e ka ditur që ne nuk do të shkonim në takim. Arsyeja është shumë e thjeshtë: performanca që pamë në dy takimet e tjera lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Tahiri.

Ai kritikoi formatin e takimeve, duke theksuar mungesën e transparencës.

“Në historinë e Republikës së Kosovës nuk ka ndodhur që, kur diskutohet një politikë publike kaq e rëndësishme si zgjedhja e presidentit, takimet të mbahen tek e tek. Dihet pse ndodhin takimet individuale – nuk ka transparencë dhe nuk ka llogaridhënie politike. Ne nuk e dimë se çfarë është diskutuar në ato takime”, u shpreh ai.

Sipas Tahirit, dallimet në deklaratat pas takimeve tregojnë mungesë qartësie për një marrëveshje të mundshme.

“Nëse i lexoni deklarimet e Kurtit dhe qëndrimet e Hamzës apo Abdixhikut, ato janë të ndryshme. Abdixhiku ka folur për një marrëveshje politike apo konsensuale, ndërsa Kurti ka thënë se nuk kanë emër dhe nuk duan marrëveshje”, deklaroi ai.

Tahiri theksoi se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Procesi është dashur të mbahej në një tryezë të përbashkët politike, për të diskutuar se çfarë presidenti i duhet vendit – një figurë e pranueshme për të gjithë, unifikuese dhe që buron nga konsensusi. Pa AAK-në dhe pa Ramush Haradinajn, si mund të ketë konsensus politik në Kuvend?”, përfundoi Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz