Tahiri: bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë
dp

Lexo edheQorolli: I takon vetëm Deharit të thërrasë seancën, por pa marrëveshje mes partive nuk ka seancë për konstituim

Ai ka thënë se janë aty me ftesë të PDK-së për të ushtruar funksionin e tyre që ka thënë se është jetik për Kosovën.
“Sovraniteti i takon popullit, i takon institucioneve të zgjedhura dhe ne jemi të zgjedhur. Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë. Ne nuk do të lejojmë në asnjë formë, në asnjë mënyrë që të dhunohet e drejta e qytetarëve për të qenë në Kuvend dhe për të pasur institucione”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se të tri normat kryesore që kërkojnë konstituimin e Kuvendit, si neni 66 i Kushtetutës, aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese neni 140 dhe rregullorja e punës për seanca çdo 48 orë janë shkelur.

Lexo edheQorolli: I takon vetëm Deharit të thërrasë seancën, por pa marrëveshje mes partive nuk ka seancë për konstituim
“Çfarë do justifikimi është tentim për ta bllokuar votën e lirë të qytetarëve që e përfaqësojme ne”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/