back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaSportSylvinho bën një postim falënderues për festat: Një vit me përvoja të...

Sylvinho bën një postim falënderues për festat: Një vit me përvoja të reja, arritje të jashtëzakonshme…!

Të ngjajshme

“Çdoherë para festave i gëzojmë më të moshuarit e fëmijët” – Kurti flet për ndarjen e 100 eurove

Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët...

Vjosa Osmani merr pjesë në kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë...

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me...

Emërllahu firmos marrëveshjen me klubin ukrainas, FC Polissya

Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re ende...
- Advertisement -

Sylvinho ka bërë një postim  mjaft surprizues në rrjetet sociale. Timonieri i Kombëtares shqiptare ka shfrytëzuar mundësinë për të përcjellë një mesazh falenderimi.

- Advertisement -

Braziliani ka reflektuar për vitin që po lëmë pas, duke nënvizuar se 2025 për të ishte një vit i veçantë dhe se përjetoi përvoja, emocione dhe arritje të jashtëzakonshme.

Ndër të tjera shkruan se e mbyll këtë vit me kënaqësinë se ka shijuar gjithçka që jeta i ka dhuruar, teksa nuk lë prapa edhe urimin që viti 2026 të jetë edhe më i mbarë dhe u uron të gjithëve gëzuar festat.

Të dashur miq, viti 2025 ishte një vit vërtet i veçantë. Një vit me përvoja të reja, arritje të jashtëzakonshme, zbulim emocionesh të reja dhe forcim të shumë të tjerave. E mbyll këtë vit me kënaqësinë që kam shijuar gjithçka që jeta më ka dhuruar, me shpresën që vitin e ardhshëm të gjithë të jetojmë edhe më mirë pranë atyre që duam. Gëzuar festat të gjithëve dhe një vit 2026 sa më të mbarë!”, ka shkruar Sylvinho në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare me në krye Sylvinhon janë kualifikuar në “Play-Off”-in e Kupës së Botës për herë të parë në histori. Kuqezinjte do të luajnë në mars 2 ndeshje shumë të rëndësishme, të cilat do të vendosin fatin e ekipit tonë në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz