back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSuspendohet nga detyra Komandanti i Njësisë Speciale Amir Gërguri

Suspendohet nga detyra Komandanti i Njësisë Speciale Amir Gërguri

Të ngjajshme

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Aktualisht, kryeqyteti po karakterizohet me cilësi të moderuar të...

Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput kontratën

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ia ka ndërprerë marrëdhënien...

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Dy zyrtarë policorë janë suspenduar të martën nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, pasi në fundjavë janë parë teksa kanë shkelur masën e kufizimit të lëvizjes dhe janë shoqëruar me një person me dosje penale , Blerim Potera.

Fillimisht Policia e Kosovës i ka suspenduar dy zyrtarët për 48 orë.

Njëri nga ta është komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj dhe rastin tha se e ka përcjell në Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili më pas ka dalë edhe me një komunikatë.

“Inspektorati Policor i Kosovës pas publikimit të këtij lajmi në media ka filluar grumbullimin e informacioneve si dhe është në kontakt edhe me Policinë e Kosovës. Veprimet tjera priten të ndërmerren varësisht nga të gjeturat nga informacionet e grumbulluara dhe të analizuara dhe në përputhje me misionin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës”, thuhet në komunikatën e IPK-së të martën.

Më herët gjatë ditës “Gazeta Blic” kishte raportuar edhe në lidhje me suspendimin e Drejtorit të Burgut të sigurisë së lartë , Burim Buleshkaj.

“Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim që ta suspendoj drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Burm Buleshkajn, pasi ai ishte i shoqëruar me njerëz që dyshohet se janë të përfshirë në veprime kriminale”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Të Fundit

Sport

ShowBiz