BallinaSport“Supermani” 10-vjeçar thyen rekordin e Michael Phelps

“Supermani” 10-vjeçar thyen rekordin e Michael Phelps

Të ngjajshme

PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina

Kompania PrishtinaTicket ka vënë në funksion linjën direkte nga...

Ballkani bën lëvizje, sjell një brazilian

Ballkani ka sjellë një përforcim në repartin e mbrojtjes. Bëhet...

Arbeloa konfirmon rikthimin e Militaos, mund të luajë ndaj Mallorcës

Real Madridi do të përballet ndaj Mallorcës së Vedat...

Është vetëm 10 vjeç, por emri i tij ka pushtuar median botërore. Bëhet fjalë për notarin Clark Kent Apauda, i cili ka thyer një rekord botëror të vendosur nga legjenda amerikane e notit, Michael Phelps kur ishte në moshën e tij, një tjetër arsye kjo që ai të thirret ndryshe “superman”.

Clark Kent Apauda fitoi garën e 100 m stil flutur në kampionatin e U10 me kohën 1 minutë 9 sekonda e 38 të qintat. Koha e tij ishte 5 sekonda më e shpejtë se e rivalit të tij më të afërt dhe më shumë se 1 sekondë se rekordi i vendosur nga i riu Phelps në vitin 1995. Për më tepër, Apuada që është pjesë e skuadrës Monterey County në Kaliforni i fitoi të 7 garat ku mori pjesë.

Ky rekord i 10-vjecarit është një rezultat vërtet impresionues duke qenë se vetë Phelps me kalimin e viteve arriti të shndërrohet në notarin me më shumë medalje olimpike të fituara në historinë e notit. Apauda, pas përfundimit të kampionatit theksoi se objektivi i tij është që në të ardhmen të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Në të njëjtën kohë ai dha edhe një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e tij teksa theksoi se askush nuk duhet të dorëzohet dhe të heqë dorë nga ëndrrat.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz