BallinaLajmeSuper-milioner Haziri, deklarimi marramendës i pasurisë së paluajtshme të deputetit të LDK-së

Super-milioner Haziri, deklarimi marramendës i pasurisë së paluajtshme të deputetit të LDK-së

Të ngjajshme

Valët fryhen në Hokkaido pas tërmetit – video

Pamjet video nga Hokkaido tregojnë valët që fryhen pranë...

Izraeli godet qytetin Qantara në jug të Libanit, raportojnë mediat shtetërore

Sipas mediave shtetërore libaneze, forcat izraelite kanë goditur sot...

Selinit i ndodh e papritura në Instagram

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij...

Një pasuri marramendëse ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Në kuadër të deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Haziri deklaroi shumë pasuri të paluajtshme.

Tokë në vlerë 120 mijë euro, një tjetër në 245 mijë euro dhe një tjetër në 42 mijë euro Haziri i deklaroi si të trashëguara. Duke mos e lënë me kaq, ai deklaroi se ka edhe tokë të blerë në vlerë 15 mijë euro, e tokë tjetër të trashëguar në vlerë 200 mijë euro. Banesa në 100 mijë euro të bashkëshortes, të jetë në vlerë 3.953.000.00 euro në pronësi të tij, e trashëguar.

Tokë tjetër në vlerë 40  mijë euro plus një 350 mijë euro dhe një tjetër 215 mijë euro. Tokë në vlerë 45 mijë euro e tokë në vlerë 300 mijë euro duke e quar kështu pasurinë e tij në milionëshe.

Haziri ka deklaruar kursime në njërën prej bankave komerciale 53 mijë euro, e në një tjetër bankë kursime në vlerë 150 mijë euro.

E kursime raportoi të ketë dhe të prindërve, bashkëshortes e fëmijëve.

Të ardhurat vjetorë nga Kuvendi i raportoi në vlerë 22 mijë euro, kurse të bashkëshortes 11 mijë euro./Lajmi.net/

https://apk-rks.net/wp-content/uploads/2026/04/Kuvendi%20i%20Republik%C3%ABs%20s%C3%AB%20Kosov%C3%ABs//Lutfi%20Haziri.pdf

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz