BallinaLajmeAktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj djalit që goditi babain...

Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj djalit që goditi babain me sëpatë

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.M, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri K.M, me datë 05 shkurt 2026, rreh orës 17:59, në fshatin Isniq të Deçanit, pikërisht në shtëpinë e tij, duke vepruar në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar, ka tentuar ta privoj nga jeta anëtarin e familjes, përkatësisht babain e tij, me të cilin fillimisht kishte mosmarrëveshje verbale mes tyre, e me pas i pandehuri me sëpatë e godet të dëmtuarin në dorë dhe në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz