Katër persona janë arrestuar dje në Ferizaj, pasi të njëjtit kanë sulmuar me mjete të forta zyrtarët policorë që ishin në sigurim të një ndeshje futbolli.
Dy zyrtare policorë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga ta është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, shkruan lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Ferizaj / 28.09.2025 – 14:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar me mjete të forta zyrtarët policorë që ishin në sigurim të një ndeshje futbolli. Dy zyrtarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor, e njëri prej tyre për tretman të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/