back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSulmohen seksualisht dy motra të mitura në Skenderaj nga familjarët e kojshikes...

Sulmohen seksualisht dy motra të mitura në Skenderaj nga familjarët e kojshikes që i mori në banesë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Dhuna seksuale është rritur jashtëzakonisht shumë në Kosovë dhe viktimat më të shpeshta janë vajzat e mitura. Ky fenomen po i shqetëson në masë të madhe prindërit, të cilët shumë herë i denoncojnë rastet e tilla në Polici. Kështu ka ndodhur edhe me një rast në Skenderaj, ku viktima janë dy vajza të mitura, 11 dhe 12-vjeçare, raporton Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një prindi, i cili ka njoftuar Policinë se vajzat e tij janë ngacmuar e sulmuar seksualisht në banesën e fqinjës.

Gjithçka dyshohet se ndodhi më 2 shtator, në orët e pasdites, kur e dyshuara, që jeton në të njëjtin objekt banesor me babain e vajzave, i ftoi këto të fundit në banesën e saj. Por përveç tyre, ftesë dyshohet se iu kishte bërë edhe dy familjarëve të saj, një 20 dhe 30-vjeçari, për t’i takuar me vajzat.

Këta të fundit siç po pretendon babai i vajzave i kanë ngacmuar e sulmuar seksualisht ato derisa kanë qenë në të njëjtën banesë.

Përballë kësaj situate, i shqetësuar shumë ai ia ka mësyrë Policisë për të kërkuar ndihmë dhe të parandalojë ndonjë rast më të keq.Si rezultat i denoncimit, Policia dhe Prokuroria janë vënë në veprim, me ç’rast është urdhëruar ndalimi i të dyshuarve.

Pas arrestimit, ata janë shoqëruar në Polici dhe me pas kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.Prokurori i Shtetit ka vlerësuar se ka prova të mjaftueshme që t’i ndalojë të njëjtit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”.

Kujtojmë se trajtimi jo i duhur i këtyre rasteve shpesh ka nxitur reagime se drejtësia ka dështuar, çka ka bërë që vajzat dhe gratë te mos i denoncojnë rastet në momentet që ngacmohen e sulmohen seksualisht.

Të Fundit

Sport

ShowBiz