back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaBotëSulm vetëvrasës në një dasmë, mbi 60 të vdekur

Sulm vetëvrasës në një dasmë, mbi 60 të vdekur

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së...

Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, policia jep detaje

Një grabitje  e armatosur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme...
- Advertisement -

Autoritetet në Afganistan konfirmuan sot se mbi 60 persona kanë humbur jetën dhe thuajse 200 të tjerë janë plagosur në sulmin vetëvrasës mbrëmë vonë në një dasmë në kryeqytetin Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrat Rahimi, për AA tha se sulmi vetëvrasës në sallën e dasmave Dubai City në rrugën Darul Aman ka shkaktuar kërdi. Ai konfirmoi se gratë dhe fëmijët janë në mesin e viktimave, shumica e të cilëve ishin civilë që morën pjesë në dasmën etnike të komunitetit Shia Hazara.

Pamjet që qarkullonin në mediat sociale tregonin trupa të shpërndarë rreth sallës së dasmave dhe mysafirë duke vrapuar për jetën e tyre.

Sulmi është dënuar gjerësisht nga qeveria afgane dhe partnerët e saj ndërkombëtarë.

Kryengritësit talebanë shpejt mohuan përfshirjen e tyre në sulm.

Sulmi është orkestruar një vit pas sulmit identik vetëvrasës të DEASH-it që vrau 48 nxënës të shkollës së mesme të të njëjtit komunitet Shia Hazara në një institucion akademik në Kabul.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz