BallinaSportSuksesi i xhudisteve në Uzbekistan, Kosova renditet e para në ‘Tashkent Grand...

Suksesi i xhudisteve në Uzbekistan, Kosova renditet e para në ‘Tashkent Grand Prix 2018’

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Sporti i xhudos vazhdon të arrijë suksese të mëdha ndërkombëtare dhe xhudistet nga Kosova po korin suksese në garat më të mëdha të këtij sporti.

Kështu ka ndodhur edhe në kompeticionin ‘Tashkent Grand Prix 2018’ të zhvilluar në Uzbekistan, ku xhudistet tona kanë shkëlqyer.

Tri medalje të arta për sportistet nga Kosova, të fituara nga Majlinda KelmendiDistria Krasniqi dhe Loriana Kuka.

Ndërkaq, pa medalje nuk u largua as Nora Gjakova, e cila e fitoi të argjendtën, duke pësuar vetëm në finale.

Dhe kështu, me tri medalje të arta dhe një të argjendtë, Kosova e kryeson tabelën për përfaqësueset më të suksesshme në ‘Tashkent Grand Prix 2018’.

Renditja e Kosovës në ‘Tashkent Grand Prix 2018’ (Foto: IJF)

Prapa vendit tonë renditet Azerbajxhani me tri medalje të arta, porse të tjerat i ka arritur në kategori më të ulëta.

Në dhjetë vendet e para përfshihen edhe Gjermania, Austria dhe Sllovenia. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz