Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeStavileci i kundërpërgjigjet Molliqajt: Mollotoviq, ti je kriminel ordiner!

Stavileci i kundërpërgjigjet Molliqajt: Mollotoviq, ti je kriminel ordiner!

Të ngjajshme

Franca heq dy festa zyrtare për të kursyer para

Franca po shqyrton eliminimin e dy festave zyrtare, ndërsa...

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas...

Vijon procesi gjyqësor në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas...

Torres: SHBA-ja nuk ka aleat më të madh se Kosovën, në Ballkanin Perëndimor

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet...

Vazhdon debati në Facebook mes Blerand Stavilecit nga PDK dhe Dardan Molliqajt nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pasi Molliqaj sot ka listuar akuzat kundrejt liderit të PDK-së, Kadri Veselit, duke e quajtur prijës të organizatës më të madhe kriminale në vend, SHIK, Stavileci i thotë Molliqajt se e ka vendin në burg.

Kështu jeni ju: me gjak dhe mbi gjak synoni të merrni pushtetin!

Ky është fundamenti i doktrinës kurtoviçiane.

Ti si kriminel ordiner dyshohesh edhe si përgjegjës për organizimin e sulmit me zollë mbi Kuvendin e Kosovës!

Ti si kriminel ordiner dyshohesh edhe si përgjegjës për organizimin e vënies së bombës në RTK dhe për atentatin ndaj familjes së drejtorit të RTK-së!

Ti si kriminel ordiner dyshohesh si përgjegjës edhe për shpëlarje të parave të korrupsionit dhe shitjes së lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës!

Ti je haraçaxhi, që i ke çuar drejt falimentimit me shantazhe shumë biznesmenë, që edhe mercenarët e tu për të djegur e shkatërruar në protestat e dhunshme i ke detyruar t’i paguajnë.

Jemi vendi më i izoluar pikërisht për shkak të veprimeve tuaja terroriste dhe manipulimit me kauza të rrejshme.

Ju jeni ata që i keni privatizuar edhe fabrikat e tokat bujqësore. Bashkëpartiakë të tu janë ata, të njohur për mbarë opinionin.

Ju, shokët e Veselinoviqëve i keni edhe në Vetëvendosje dhe i keni kandiduar madje edhe në Mitrovicë. Ish kandidati juaj, i cili deri pas luftës as shqip nuk ka folur, është mik shtëpie i tij.

Edhe sistemin e drejtësisë ju e keni kapur. Ti, kriminel, që shënjestron me emra e mbiemra prokurorë e gjyqtarë. Mbetjet e ish regjimit serb, nënat dhe baballarët tuaj, u patën sistemuar si kuadro menjëherë pas luftës nga UNMIK-u, sepse patriotët përndiqeshin dhe nuk kishin sesi të shkolloheshin asokohe. Sikur mos ta kishit kapur, tash ti do ishe duke reflektuar për krimet e juaja brenda në burg!

Natyrisht, ti, kriminel, njëherë në spital e pastaj në burg!” (sic.), ka shkruar Stavileci. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit