Stadiumi ku mund të vendoset titulli kampion në Ipko Superligë pranon vetëm 1,000 shikues
03
Lexo edheMinistri i Arsimit në Drenicë, përuron fushën e sporteve
Ka disa muaj që ka filluar renovimi i stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas. Aktualisht vetëm tribuna perëndimore është e gatshme për të qëndruar tifozët gjatë ndeshjes.
Në pjesët tjera, lindje, jug dhe veri është punishte. Dy pretendentët për titullin e kampionit, Feronikeli dhe Prishtina do të ballafaqohen javën e fundit pikërisht në këtë stadium.
Ka shumë mundësi që kjo ndeshje të vendos për titullin e kampionit, shkruan Indeksonline.
Edhe pse ky duel pritet të ketë interesim të jashtëzakonshëm, stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ aktualisht nuk mund të pranoj më tepër se 1 mijë shikues.

Lexo edheMinistri i Arsimit në Drenicë, përuron fushën e sporteve
Punimët në renovimin e këtij projekti pritet të zgjasin deri në vitin 2021.

